Top News – Sateliti ‘në rënie të lirë’ drejt Tokës / ESA ndez alarmin, rrezik i mundshëm
13/07/2023 13:34

Sateliti i agjencisë hapësinore evropiane Aeolus, i njohur si ‘gjahtari i erërave’ është në rënie të lirë drejt tokës. I ndërtuar për të studiuar erën në tokë, ai ishte lëshuar në orbitë në 2018-ën. Gjatë këtyre pesë viteve ai ka ofruar rezultate të jashtëzakonshme që kanë përmirësuar parashikimet meteorologjike globale. Por tani, karburanti thuajse ka përfunduar. ESA ka bërë të ditur se do të tentojë të përdorë karburantin e pakët që ka mbetur për të kryer një rënie të kontrolluar në planet. Bëhet fjalë për të parën herë që bëhet një tentativë e tillë dhe mund të ketë një rrezik të rënies së mbetjeve, edhe pse nga ESA kanë bërë të ditur se rreziku nuk është i madh. Agjencia hapësinore evropiane do të tentojë të drejtojë rënien e satelitit drejt detit të hapur, sa më larg që të jetë e mundur nga toka. Sipas të dhënave, kthimi i Aeolus në tokë parashikohet të ndodhë në gusht. “Kjo tentativë rikthimi të asistuar shkon përtej normave të sigurisë së misionit, që ishte planifikuar dhe projektuar në fund të viteve 90 – thotë Tim Floher, shefi i zyrës për mbetjet hapësinore në ESA. “Pasi zbuluam se ishte e mundur të reduktohej akoma më shumë rreziku për qëniet njerëzore dhe infrastrukturën, janë vënë në lëvizje ingranazhet. Nëse gjithcka do të shkojë sipas planit, Aeolus do të gjendet në linjë me normat aktuale të sigurisë për misionet që planifikohen tani”, thotë ai. Aeolus po bie dalëngadalë nga kuota e tij fillestare me shpejtësi prej rreth një kilometri në ditë por po përshpejtohet. Është ende shpejt për të thënë ekzaktësisht se kur do të rihyjë në atmosferën e tokës por sipas ESA-s kjo do të ndodhë mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit. Kur të ketë mbërritur në lartësinë 280 km, do të dërgohen një seri komandash që do ta drejtojnë atë në një pozicion optimal për një rënie në oqean.

Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31