Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy vijon të jetë shënjestër e kërcënimeve nga të burgosurit e tjerë, pavarësisht masave të sigurisë të marra pas natës së tij të parë në burgun La Sante. Disa video që po qarkullojnë në mediat sociale tregojnë të burgosurit duke bërtitur emrin e tij natën, duke e mallkuar dhe kërcënuar. Një ditë më parë, tre të burgosur ishin marrë në paraburgim pasi u publikua një video e tjetër, në të cilën ishin regjistruar kërcënime kundër ish-presidentit. Zyra e prokurorit të Parisit konfirmoi se u sekuestruan dy telefona celularë dhe se ka nisur një hetim për kërcënimet ndaj jetës së Sarkozisë.