Ministri i Mbrojtjes, së bashku me kryetarin e bashkisë së Sarandës dhe përfaqësues të strukturave lokale, vizituan zonën e Çukës, ku ka filluar puna për mbylljen emergjente të argjinaturës së Bistricës së Madhe. Reshjet e ditëve të fundit kanë prekur tokën bujqësore dhe familjet e zonës. Forcat e Armatosura, së bashku me vetëqeverisjen vendore, po monitorojnë nga afër situatën, teksa niveli i ujit ka rënë ndjeshëm dhe puna për normalizimin e gjendjes vazhdon.