Drejtësia shqiptare gjeti fajtor dhe dënoi me burgim të përjetshëm portugezin, Ruben Saraiva, autori i vrasjes së Ardian Nikulajt në Lezhë në prill të vitit 2023. Vendimi për dënimin e tij dhe kërkesa e autoriteteve shqiptare për të ekstraduar disa shtetas britanikë, bashkëpunëtorë të tij në këtë ekzekutim është ndjekur me interes nga mediat britanike. DailyMail është njëra prej tyre, që në një artikull të fundit thotë se Saraiva është paguar 1 milionë paundë për të vrarë për gjakmarrje Ardian Nikulajn.