Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të ndjekë shembullim e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të sanksionojë Aleksander Vulinin. Në apelin e tij në Twitter, Kurti ka bashkëngjitur edhe kërkesën e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian drejtuar BE-së, për të ndjekur shembullim e amerikanëve, në rastin e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandër Vulin. “Rasti i Aleksandar Vulinit tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë”, ka shkruar ai.