Që kur Kosova vendosi të sanksiononte Serbinë duke ndaluar futjen e mallrave, sheti serb nuk renditet më në vendet kryesore që importon mallra në shtetin fqinj. Teksa në dy vitet e fundit importet nga Serbia kanë rënë me 70 për qind, ndërkohë që janë rritur importet nga Shqipëria me 2 për qind. Revista ekonomike Monitor shkruan se bazuar në të dhënat e Doganës del se ka rënie të dukshme të mallrave të importuara nga Serbia.