Shpifja do të dekriminalizohet për gazetarët. Është ky zotimi i shefit të ekzekutivit, Edi Rama i cili vjen në unison me qëndrimet e organizatave ndërkombëtare për lirinë e shprehjes, dhe shënon bërjen e disa hapave pas nga drafti fillestar i kodit të ri penal, që parashihte një nen të posaçëm për shpifjen.