Top News- Samiti në Bruksel/ BE rikonfirmon: E ardhmja e Ballkanit në Union
17/12/2025 23:09

Në Bruksel u zhvillua këtë të mërkurë samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku unioni rikonfirmoi edhe njëherë se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet në Bashkimin Europian. Lider nga vendet e Ballkanit, mes të cilëve kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani por dhe të tjerë, më përjashtim të Vuçiçit ishin pjesë e takimit ku në përfundim palët dolën me një deklaratë të përbashkët në të cilën palët ranë dakord duke nisur nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe deri tek çështja e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Samiti shërbeu gjithsahtu si një dëshmi e themeleve të forta të marrëdhënies mes unionit dhe ballkanit ndërsa nxorri në pah sfidat gjeopolitike dhe intesifikimin e bashkëpunimit. BE u zotua se do të vijojë angazhimin ndaj perspektivës së Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin. “Mirëpresim energjitë e reja dhe progresin e bërë që prej samitit të fundit. Përshpejtimi I procesit të anëtarësimit, bazuar në reformat e besueshme të partnerëve, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritave të veta, është në interesin tonë të përbashkët.”, thuhet në deklaratën e BE. Siguria kibernetike, migracioni, energjia por dhe situata e mungesës së dialogut mes Kosovës e Serbisë si dhe tensionet e krijuara mes Maqedonisë së Veriut, Greqisë e Bullgarisë ishin ndër pikat e listuara në deklaratë. “Ne mirëpresim progresin në integrimin gradual të partnerëve të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Vetëm të BE-së, duke përfshirë në: - vënien në zbatim të nismave të Rrugës së Shpejtë të Tregut të Vetëm, zgjerimin e korsive të gjelbra midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe financimin e modernizimit dhe harmonizimit të kalimeve kufitare; - aderimin e suksesshëm të disa partnerëve në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) me të tjerë në rrugën e duhur për t'u bashkuar, duke ulur ndjeshëm kostot e transaksioneve bankare;- bashkimin në nismat - reduktimin e kostove të roaming-ut për internetin midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor.”, specifikohet në deklaratë më tej. Samiti I radhës do të mabhet në Mal të Zi në qershor të vitit 2026.

Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55