Aleatët e Ukrainës, mes të cilëve edhe kryeministri, Edi Rama, u pritën në pallatin Elysee nga presidenti francez, Emmanuel Macron në Paris, ku u mbajtën punimet e samitit të koalicionit të vullnetmirëve, me në fokus caktimin e garancive të sigurisë për Ukrainën në rast të një armëpushimi. I pranishëm ishte edhe presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky i cili pas pritjes nga Macron tha se bisedimet u ndalën tek dy aspekte diplomacia dhe mbrojtja aktive. Krahas gjithë liderëve të Bashkimit Europian, drejt Parisit udhëtuan edhe dy përfaqësues të Uashingtonit: dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner dhe i dërguari special, Steve Witkoff, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të hartuar një qëndrim të përbashkët ukrainas, evropian dhe amerikan, i cili më pas mund t’i paraqitet Rusisë.