Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, në fjalën e mbajtur në samitin parlamentar të NATO-s, në Bruksel nënvizoi se nën hijen e trazirave gjeopolitike, aleanca ushtarake e NATO-s mbetet gurthemeli i sigurisë transatlantike. Kryetarja e Kuvendit i bëri thirrje Iranit të ndërpresë aktivitetet e tij bërthamore. Spiropali: “I bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë aktivitetet e tij bërthamore dhe të raketave balistike dhe të veprojë në përputhje me detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.” Spiropali shpalosi ndryshimet buxhetore që qeveria shqiptare po ndërmerr për të mbështetur më shumë financiarisht sektorin e mbrojtjes.