Samiti për Tranzicionin Energjitik në Athinë mblodhi ministrat nga e gjithë Europa për të diskutuar mbi ndikimin që kanë zhvillimet e fundit gjeopolitike në sektorin energjitik. Pjesë e tryezës së diskutimeve ishte dhe ministrja Belinda Balluku, e cila ndau detaje nga takimet me homologët e Italisë dhe Azerbajxhanit.