Në Bruksel mbahet këtë të mërkurë samiti i radhës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm është Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe udhëheqës të vendeve të tjera të rajonit. Samiti përqëndrohet te forcimi i partneritetit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe përmes integrimit gradual të këtyre vendeve në disa politika të BE-së. Takimi pritet të përmbyllet me një deklaratë të përbashkët, ku BE zotohet t’i qëndrojë besnike integrimit, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor të vijojnë me reformat përafruese me standardet e Brukselit.