Ish-deputeti I Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë publike një tjetër letër nga burgu I Fierit, këtë herë duke shënjestruar jo vetëm kryeministrin Edi Rama, por edhe shtresën e pensionistëve, të cilën e konsideron si një shtresë me të cilën ka një kimi si me rrallë kënd. Duke komentuar përballjen e kryeministrit me një grup pensionistësh, Salianji, e akuzon atë se po përdor arrestimin e tij për të shmangur përgjegjësitë ndaj kësaj shtrese.