Një lëvizje e re mund të lindë brenda Partisë Demokratike. Të pakënaqurit kërkojnë që forca politike ku aderojnë prej vitesh të kthehet në ADN-në fituese, ku baza të jetë meritokracia. Burime të Top Neës, konfirmojnë se në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet u ulën në një tryezë të përbashkët për rreth tre orë figurat më të votuara dhe kryesuesit e primareve në garën e Partisë Demokratike.