Ish-deputeti Ervin Salianji I cili herë pas herë reagon për çështje të ndryshme, këtë të shtunë ka zgjedhur ti drejtohet kryeministrit Rama ,mes urimeve dhe ironisë,Salianji ka disa fjalë për marrëdhëniet e Shqipërisë me BE Lajmet e mira, pak më vonë se të këqiat, sidoqoftë mbërrijnë dhe në qelitë e të burgosurve politikë. Kështu lajmi mbi avancimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në, një hap më shumë drejt Brukselit, është pozitiv, në gjithë atmosferën mbytëse në Shqipëri e pavarësisht se autokrati e ka hapur shampanjën e fitores së gënjeshtërt edhe 8 herë të tjera vitet e shkuara.