Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u ka dërguar një letër nga burgu i Fierit, ambasadave në Tiranë dhe eurodeputetëve në Parlamentin Europian. Në letër Salianji thekson detajet e procesit të cilin e konsideron të montuar politikisht ndaj tij, dhe sqaron përfaqësuesit e shteteve perëndimore, se kryeministri Edi Rama si dhe njerëzit pranë tij tij u bënë bashkë kundër denoncimit të tij, për një të dënuar për trafik droge në Itali.