Pas fjalës së kryedemokratit Sali Berisha të hapur për mediet, Kryesia e PD vijoi mbledhjen e saj duke vendosur krahas hyrjes në Parlament, edhe miratimin e 2 kërkesave për komisione hetimore. Nga ana tjetër, burime pranë Kryesisë, bënë me dije se ish-deputeti Ervin Salianji ka kërkuar mbajtjen e protestave e revoltave kundër qeverisë, një qëndrim që u mbajt edhe në një prononcim të tij për mediet.