Deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se 60% e deputetëve demokratë duan ti japin zgjidhje situatës së krijuar në PD dhe të bashkohen kundër qeverisë. Në një deklaratë para hyrjes në seancë plenare, Salianji u shpreh se përpjekja për bashkimin e demokratëve vijon dhe do të shkojë para, teksa thumboi Alibeajn për përjashtimin e 4 deputetëve.