Pas vendimit të formës së prerë të Gjyktës së Apelit ndaj Ervin Salianjit, i cili akuzohet për kallëzim të rremë, ky i fundit tashmë humb automatikisht mandatin e deputetit. Kjo vjen si rezultat e ligjit për dekriminalizimin, i cili parashikon se në rastet e vendimit të formës së prerë, deputeti humb automatikisht mandatin. Për këtë arsye, nuk ishte e nevojshme as mbledhja e parlamentit për të kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit që më pas prokuroria e policia të ekzekutonin vendimin e marrë nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm.