Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesën që t’i dorëzojë sa më shpejt vendimin e arsyetuar të dënimit të tij me një vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë. Në kërkesën e dorëzuar përmes avokatëve të tij, ish deputeti demokrat thotë se janë tejkaluar të gjitha afatet dhe mungesa e zbardhjes së vendimit të përmbledhur, apo të arsyetuar po shndërrohet në një pengesë që ai të ankimojë dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.