Ish kryeministri, Sali Berisha ju drejtua kutive të votimit të Komisionit të Rithemelimit, duke i cilësuar këto zgjedhje një moment historik, që po i hap rrugën opozitës së vërtetë shqiptare. Edhe pse, ky proces është konsideruar i njëanëshëm nga anëtarët e Partisë Demokratike zyrtare, Berisha nuk pranoi kategorikisht të anulojë zgjedhjet. Në 14 degë të Partisë Demokratike, këtë të shtunë, përkrahësit e Berishës votuan për krerët e rinj të selive të demokratëve në nivel bashkie. Proces që pritet të finalizohet me kuvendin kombëtar të 30 prillit.