Kryebashkiakja Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë e Durrësit në takimin me banorë të njësisë administrative Manëz në lagjen e re të kësaj njësie shpalosi programin e investimeve në bujqësi. Prioritet për Sakon pati krijimi i një pike grumbullimi agro-përpunuese, në të cilën fermerët të kenë mundësi të depozitojnë produktet e tyre.