Prokuroria e Posaçme vijon me pyetjen e dëshmitarëve dhe protagonistëve të 21 Janarit. Pas deputetit socialist, Xhemal Qefalia, që u pyet ditën e enjte nga SPAK në cilësinë e organizatorit dhe protestuesit këtë të premte ishte radha e Saimir Tahirit. U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet”.