Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin nga shqyrtimi i dosjes i gjyqtares Irena Gjoka, ndaj të cilët ish-kryeministri ka ngritur një padi në SPAK për shpërdorim detyre me akuzën e shkeljes së kodit të procedurës penale dhe të Kushtetutës. Seanca për vleftësimin e masës së sigurisë, e shtyrë për të disatën herë për në orën 10 të kësaj të enjteje dështoi sërish.