Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Nuredin Dumanin, autorin e një sërë ngjarjesh kriminale duke filluar nga vrasje, përplasje mes bandash, grabitje apo edhe shfrytëzim për prostitucion. Të shumëkërkuarit të policisë ju komunikua masa e tretë e sigurisë në spitalin e Traumës, lidhur me vrasjen e Bujar Çelës në shtator të vitit 2020.