Tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Kosova vijon të jetë pa Qeveri por edhe pa Kuvend të Konstituar. Deputetët kanë dështuar sërish këtë të premte, në përpjekjen e tyre të trembëdhjetë për të konstituar Kuvendin e ri. Si në seancat e kaluara, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka kërkuar sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar, por përsëri nuk mori mbështetjen e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës. Në mungesë të kuorumit seanca u ndërpre për të vazhduar më 11 maj në orën dhjetë.