Ish administratori i Albademil Mihal Deliorgji ishte personi i vetëm që u paraqit ditën e sotme në procesin “Gërdeci”, por nuk preferoi të dëshmonte. Avokatët e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu kërkuan që dëshmitë e dhëna nga Deliorgji, si person në hetim dhe si i pandehur, të bëhen pjesë e fashikullit të gjykimit, kërkesë që u pranua nga GJKKO.