Personi në foto ështe Erion Hasanbelliu, 43 vjeçari i cili u vu nën shënjestren e armëve të zjarrit në mes të Brukselit, në Belgjikë. Gjashtë plumba u shkrepën në drejtim të Hasanbelliut, për hesape të vjetra që datojnë që prej vitit 2000. Atentati i ngritur ndaj tij, plagosi rënde Hasanbelliun, i cili ndodhet nën kujdesin mjekësor, në gjendje kritike për jetën. Policia belge ka ngritur tashme pistat hetimore, të cilat i kanë rrënjët në hasmërri të vjetra, zanafilla e te cilave ështe e ashtuquajtura masakra e sanatoriumit.