Kjo është fotoja që vjen nga seanca që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici. Ai do të njihet këtë të hënë me masën e sigurisë. Në sallë është Alma Kaçi, gruaja e cila filmoi videon intime me Gjicin. Aktualisht ajo ndodhet në arrest shtëpie, por sot gjykata pritet të vendosë nëse do ta lërë në fuqi masën e sigurisë apo do të vendosë një tjetër.