Policia e Shkodrës ka ndaluar mbrëmjen e së premtes Safet Bajrin, një prej emrave më të përfolur të botës së krimit në vend. Në njoftimin e lëshuar nga vetë policia e Shkodrës, thuhet se Bajri pasi është ndaluar, i është vendosur një gjobë, si dhe i kanë sekuestruar makinën e blinduar me të cilën lëvizte, pasi nuk kishte leje të posaçme për të.