Gazetarja Daria Aslamova është spiunia e radhës që është dëbuar nga Kosova. Përveç Aslamovas, Prishtina zyrtare ka shpallur non-grata kohë më parë edhe dy zyrtarë të Zyrës Ruse në Prishtinë dhe dy të tjerë nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK). Gazetares Aslamova i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet, pasi ishte ndaluar nga policia më 6 gusht. Sipas ministrit Xhelal Sveçla, ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh në inteligjencën ushtarake ruse, duke vepruar nën petkun mediatik.