Parlamenti çel zyrtarisht procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Urdhri që mban firmën e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, thërret mbledhjen e konferencës së kryetarëve këtë të mërkurë, ku do të caktohet kalendari i punimeve për raundet e votimit të presidentit të ri.