“Republika e Kosovës…me këta kufij…do të jetë këtu përjetë”. Kështu deklaroi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Shkup, në një përgjigje për presidentin serb Aleksander Vuçiç. Në komunikimin e saj me gazetarët, Osmani evidentoi faktin që Kosova përballet çdo ditë me agresionin serb, teksa më e fundit ishte pikërisht deklarata e Vuçiç që tha se “ata nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë shtet sovran”.