Vulosja përfundimtare e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare ia la vendin ndarjes së parave ndërmjet partive politike në vend. Në mbledhjen e kësaj të enjteje komisioni qëndror i zgjedhjeve ka përcaktuar vlerën e një vote të vlefshme. Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar sesi do të ndahet ndërmjet partive politike në vend fondi prej 130 milionë lekësh. “Vlera në para e një vote të vlefshme është 85 lekë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 3 ditësh në KAS.