Mbledhja e më shumë se 30 lidërëve europianë në Tiranë, në Samitin më të rëndësishëm të mbajtur në Ballkanin Perëndimor dekadën e fundit, do të ketë një faturë të kripur për vendin tonë. Kostoja e organizimit të samitit të vendve të BE dhe atyre të Ballkanit më 6 dhjetor, do ti kushtojë Shqipërisë, 500 milionë lekë.