Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka quajtur “gënjeshtar kronik” presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke thënë se djali i tij, Danilo, u ndalua vetëm një herë nga Policia e Kosovës. Vuçic ka dje deklaruar se djali i tij u ndalua nga autoritetet e Kosovës tre herë, teksa mori pjesë në festën e Vidovanit në Graçanicë. Megjithatë, kjo u mohua nga Sveçla.