Top News- Sa e sigurt është Kosova nga sulmet e Iranit? A goditet Ballkani nga raketat
08/03/2026 18:50

Lufta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aletit të saj Izraelit kundër Iranit ka prekur jo vetëm vendet e rajonit të Lindjes së Mesme por ka rritur frikën dhe për shtetet e tjera pas raketave të lëshuara drejt Qipros nga Garda Revolucionare Iraniane. Menjëherë pas bombardimeve edhe Kosova është vendosur në gatishmëri ku pas riafrimit të mbështetjes në krah të SHBA. Kryeministri Albin Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë për të diskutuar situatën, dhe tha se Kosova po monitoron nga afër implikimet e mundshme për vendin dhe rajonin, shkruan Radio Evropa e Lirë, ndërsa sqaron më tej se qeveria e tij nuk iu përgjigj mbi implikimet e mundshme apo masat konkrete që mund të merren. Po ashtu, as Presidenca, as Ministria e Punëve të Brendshme, as Policia e Kosovës dhe as Departamenti amerikan i Shtetit nuk dhanë asnjë koment për këtë çështje. Kosova strehon kampin Bondsteel - bazën më të madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Ballkan - dhe rreth 600 ushtarë amerikanë, që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR. Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, një zyrtar i NATO-s tha se KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ndërkohë ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, argumenton se, edhe pse kampi Bondsteel është një instalim i madh amerikan, ai nuk ka gjasa të renditet ndër objektivat prioritare të Teheranit. Kjo, për faktin se Bondsteel-i nuk është bazë ajrore dhe nuk shfrytëzohet për të mbështetur opereacionet aktuale të SHBA-së kundër Iranit.

Top News – Braçe: Do kandidoj për Tiranën, mundësi për të zhvilluar qytetin
31/03 12:58
Top Channel/ Nis rehabilitimi i një nga kanaleve kryesore kulluese në Vlorë
31/03 12:53
Top Channel/ Ilir Beqaj kërkon të lirohet/ Shqyrtohet kërkesa për të lënë qelinë e paraburgimit
31/03 12:50
Top Channel/ Pezullohet kreu i IMT Tiranë/ Dyshime për abuzim me leje ndërtimi, gjykata e pezullon
31/03 12:49
Top Channel/ “Shqipëria Live” në Kosovë/ Top Channel do të transmetojë zhvillimet për ndeshjen
31/03 12:46
Top Channel/ Hita merr drejtimin e Policisë/ Lamallari: Forconi luftën ndaj paligjshmërisë
31/03 12:08
Top Channel/ Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, “në lupë” mbi 60 subjekte
31/03 12:03
Top Channel/ ‘e-albania është posta e Hazirit’, Berisha: Një aplikacion që nuk funksionon, tallje…
31/03 12:01
Top News – Hiqet nafta për fermerët. Salla: Rishpërndahet te skema më gjithëpërfshirëse
31/03 11:56
Top News – Zhbllokimi i IPARD, ende pa afat. Salla: Më 9 prill dorëzojmë masat e fundit në Bruksel
31/03 11:55
Top Channel/ Nga hapja e fondeve të IPARD te mbështetja për fermerët, ministri shpjegon skemën e re
31/03 11:12
Top News – Betohet drejtori i ri i policisë: Luftë korrupsionit e krimit, edhe në radhët tona
31/03 11:06
Top Channel/ Hapja e fondeve të IPARD, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re
31/03 11:00
Top Channel/ Fermerët përfitojnë të gjithë, Salla: Nga 1 janari deri në 31 dhjetor 2026 do kemi…
31/03 10:59
Top Channel/ Si do të mbrohet fermeri shqiptar nga kjo situatë? Salla: I bëj thirrje të gjithë…
31/03 10:52
Top Channel/ Çmimet e Shportës, Salla: Po diskutojmë me ministrinë e financave dhe….
31/03 10:47
Top News- Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit
31/03 10:21
Top News – ‘Luftë pa kompromis krimit’! Betohet kryepolici i ri, Skënder Hita
31/03 10:15
Top Channel/ Merr zyrtarisht detyrën Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Lamallari i lë tri porosi
31/03 10:12
Top Channel/ U emërua Drejtor i Policisë së Shtetit, betohet Skënder Hita: Sfidë përmirësimi….
31/03 09:59