Top News – Sa do kushtojnë zgjedhjet në Kosovë!/ KQZ merr vendimin, nis regjistrimi i subjekteve
08/01/2021 14:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kosovë ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme që parashikohet se do të kushtojnë rreth 5 milionë e 651 mijë euro. Siç është vendosur tashmë me dekret të perasidentes në detyrë Vjosa osmani zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt, pasi Qeveria Hoti u rrëzua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se vota e Etem Arifit kur u miratua ngritja e saj ishte e pavlefshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një mbledhje të mbajtur ka njoftuar se certifikimi i partive politike nis të premten dhe do të zgjasë deri më 21 janar. “Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 janar dhe përfundon më 16 janar 2021. Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021”, thuhet ne njoftimin e KQZ. ndërkaq fushata elektorale e kandidatëve dhe partive poltike do të zgjatsë vetëm 9 ditë, nga data 3-12 shkurt. po ashtu është përcaktuar nga KQZ se periudha e votimit me postë fillon më 2 shkurt dhe përfundon 24 orë para zgjedhjeve. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë për mediat se janë të detyruar të fillojnë përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve që parashikohen të kushtojnë 5 milionë e 560 mijë euro. por sipas kryetares së KQZ-së fondi në fjalë edhe pse do t’i kërkohet qeverisë nuk do të thotë që i gjithi do të harxhohet. Shpallja e datës së zgjedhjeve pason publikimin e vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se zgjedhja e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte bërë në mënyrë jokushtetuese, pas votës së Etem Arifi, ndaj të cilit kishte një dënim të formës së prerë prej më shumë se një vit, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08