Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post. Lajmin e konfirmon Radio Evropa e Lirë, sipas të cilës, një ditë më herët, shefi i NATO-s do të ndalet në Bosnje Hercegovinë. Gjatë vizitës në Kosovë pritet që Rutte të shoqërohet edhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s që janë anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut. NATO ndërkohë ende nuk e ka paralajmëruar zyrtarisht një vizitë të tillë.