Top News/ Rusisë i kanë mbetur pak A-50, avioni spiun dekonspiron mbrojtjen ajrore të Kievit
26/02/2024 22:00

Ushtria ruse ka tani në dorë vetëm pak prej avionëve të saj të vyer spiunë A-50, pas humbjeve më të fundit, sipas zyrtarit ukrainas të mbrojtjes Kirilo Budanov. Avioni Beriev A-50, i njohur nga nato me emrin Mainstay, është një mjet ajror i paralajmërimit të hershëm dhe përdoret nga rusia për të ndihmuar në monitorimin e mbrojtjes ajrore ukrainase. Avioni zakonisht fluturon me një ekuipazh prej 15 personash dhe vlerësohet se kushton më shumë se 300 milionë dollarë. Ushtria ruse, aktualisht po përdor një version të modernizuar të avionit, në njohur si A-50U, që mes të tjerash, zëvendëson sistemin analog të avionëve fillestarë me atë digjital, për gjurmim më të shpejtë të sinjalit dhe pikasje të shënjestrave. Të premten, forca ajrore ukrainase pretendoi se kishte rrëzuar një avion A-50U mbi detin azov, afër qytetit Primorsko Akhtarsk, avioni i dytë i këtij lloji që Kievi pretendon se ka shkatërruar këtë vit. Pavarësisht pretendimeve të zyrtarëve ukrainas, blogerat ushtarakë rusë thanë se avioni ishte rrëzuar aksidentalisht nga zjarri mik. Budanov, shef i drejtorisë së inteligjencës në ministrinë ukrainase të mbrojtjes, tha se tani ushtria ruse ka vetëm gjashtë avionë spiunë A-50 në dispozicion. Nëse edhe një prej tyre do të rrëzohet, thotë ai, forcat ruse nuk do të jenë në gjendje ti dislokojnë ata në cdo kohë. Zyrtarët rusë nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar pretendimin e ukrainës për avionët e tyre A-50.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58