Top News – Rusia zgjat afatin e stërvitjeve / Më shumë ‘lojëra lufte’, tensionet në qiell
21/02/2022 12:31

Rusia zgjati afatin e stërvitjeve ushtarake pranë kufijve veriorë të Ukrainës, ndërsa intensifikohen shqetësimet se bombardimet e vazhdueshme të dy ditëve të fundit përgjatë vijës së kontaktit midis ushtarëve dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore, mund të nxisin një sulm rus ndaj fqinjit të vet. Stërvitjet, që fillimisht ishin planifikuar të përfundonin të dielën, përfshinë dërgimin e një kontigjenti të konsiderueshëm të forcave ruse në Bjellorusinë fqinje, e cila kufizohet me Ukrainën në veri. Prania e trupave ruse ngriti shqetësimin se ato mund të përdoren për sulmuar kryeqytetin ukrainas, Kiev. Njoftimi erdhi nga ministri i mbrojtjes i Bjellorusisë, i cili tha se të dy vendet "do të vazhdojnë të testojnë forcat e reagimit".Ukraina është tashmë e rrethuar nga tre anët nga rreth 150,000 ushtarë, avionë luftarakë dhe pajisje ruse. Rusia mbajti stërvitje bërthamore të shtunën, si dhe stërvitje konvencionale në Bjellorusi, dhe bën stërvitje të vazhdueshme detare në brigjet e Detit të Zi. Udhëheqësit separatistë në Ukrainën lindore të shtunën urdhëruan një mobilizim të plotë ushtarak dhe dërguan më shumë civilë në Rusi, e cila ka lëshuar rreth 700.000 pasaporta për banorët e territoreve të kontrolluara nga rebelët. Pretendimet se shtetasit rusë po rrezikohen mund të përdoren si justifikim për veprime ushtarake. Zyrtarët në territoret separatiste akuzuan forcat ukrainase për disa sulme artilerie gjatë ditës së kaluar dhe thane se dy civilë u vranë në një sulm të pasuksesshëm në një fshat pranë kufirit rus. Ukraina ka mohuar këto akuza.

Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46