Ministria Ruse e Mbrojtjes ka publikuar imazhe të asaj që thotë se janë bombarduesit e saj strategjikë Tu-95MS me kapacitet bërthamor që patrullojnë mbi ujërat neutrale të Detit të Japonisë. Fluturimi i planifikuar, sipas një deklarate të ministrisë së mbrojtjes, zgjati mbi gjashtë orë dhe ishte "në përputhje me ligjin ndërkombëtar". Gjatë këtij misioni, bombarduesit strategjikë shoqëroheshin nga avionë luftarakë rusë Su-35S dhe Su-30SM. Agjencia e lajmeve Reuters dhe AFP, thanë ndërkohë se nuk mund të verifikonin në mënyrë të pavarur vërtetësinë ose vendndodhjen, datën dhe përmbajtjen e këtyre imazheve.