Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në ditën e tij të 1,419-të. Dhe kjo është një ditë më shumë se sa zgjati lufta e Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, e theksoi këtë fakt në fjalimin e përnatshëm. Zelensky krahasoi taktikat e Rusisë në Ukrainë me ato të nazistëve, duke thënë se Moska po kthen fashizmin e shekullit të 20-të.