Rusia i ka kërkuar të martën NATO -s dhe Bashkimit Europian që t’i kërkojnë Kosovës që të tërheqë Njësiteve Speciale nga Veriu i Kosovës. Në një njoftim, ministria e jashtme ruse thotë se kjo është mënyra e vetme për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Rusia thotë se është e shqetësuar, duke paralajmëruar se “nga një skenar i keq mund të kalohet në një skenar edhe më të keq”.