Top News- Rusia ‘thikë pas shpine’ Serbisë!/Deklaratat e Putin për Kosovën, alarmojnë Beogradin
19/06/2022 09:15

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka përmendur edhe njëherë Kosovën të shtunën, duke thënë se rasti i saj është bërë precedent për shpalljen e pavarësisë së dy rajoneve në Ukrainë, Donjetskut dhe Luhanskut. Putin thotë se me pranimin e Pavarësisë së Kosovës, institucionet ndërkombëtare kanë pranuar po ashtu se Prishtina nuk kishte nevojë të pyeste një shtet tjetër për të shpallur pavarësinë, pasi kishte të drejtën e saj për t’u shkëputur dhe vetë-qeverisur.