Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian paralajmëroi se Moska po tentojë që të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj blloku evropian po dëshiron normalizim të shpejtë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të zvogëlohet hapësira e Moskës në destabilizim. Në këtë kuadër, zyrtari, që foli në kushte anonimiteti me gazetarët në Bruksel, tha se Moska po tenton të pengojë palët që të arrijnë marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.