Beogradi humbi brenda natës mbrojtësin e tij më të madh dhe më me ndikim ndërkombëtar kundër Kosovës. Pas njohjes së Donbasit nga Kremlini, është e paimagjinueshme që ambasadori rus në OKB të mund të thotë diçka kundër pavarësisë së Kosovës pa shkaktuar të qeshura në dhomë. Kështu e nis portali Euroactiv një artikull për pasojat që mund të ketë kriza Rusi-Ukrainë në Ballkanin Perëndimor.