Top News – Rusia tani është e lirë! Mund të rinisë kur të dojë testimet bërthamore, del nga traktati
25/10/2023 14:45

Parlamenti rus ka miratuar të mërkurën ligjin që e tërheq vendin nga marrëveshja globale që ndalon testimin e armëve bërthamore, një provë më shumë kjo që flet për acarimin e marrëdhënieve me SHBA-në ndërsa moska vazhdon luftën e saj në Ukrainë. Zëvendës ministri i jashtëm Sergei Riabkov, tha se rusia nuk është e disponueshme për të rinisur diskutimin e problemeve bërthamore me SHBA-në nëse uashingtoni nuk heq dorë nga politikat e tij armiqësore. Ligji që e ndjerr rusinë nga traktati u miratua me 156 vota pro dhe asnjë kundër, në dhomën e sipërme të parlamentit, pasi dhoma e ulët e kishte miratuar më herët atë, po në mënyrë unanime. Tani, ligji shkon në tavolinën e Putinit për firmë. Ka qenë vetë Putini ai që kërkoi ndryshimin në mënyrë që të pasqyrohet pozicioni i SHBA-së, që traktatin e ka firmosur në 1996-ën, por nuk e ka ratifikuar asnjëherë. Edhe pse traktati nukl ka hyrë asnjëherë zyrtarisht në fuqi, ai i bëri testimet bërthamore një tabu dhe asnjë vend, me përjashtim të Koresë së Veriut, nuk ka kryer një testim që përfshinte një shpërthim bërthamor këtë shekull. Rusia thotë se nuk do të rifillojë testimet bërthamore nëse uashingtoni nuk do ta bëjë këtë, por ekspertët e kontrollit të armëve thonë se një test i kryer qoftë nga rusia apo nga SHBA mund të ndizte një garë të re armatimi dhe të sillte më shumë testime nga vende të tjera, në një moment kur tensionet janë në qiell, me luftra që po zhvillohen në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. CNN ka publikuar muajin e kaluar pamje satelitore që tregonin se rusia, SHBA dhe Kina, kanë zgjeruar vendet e testimit bërthamor në vitet e fundit.

Top News – Trump telefonatë me Netanyahun, diskutojnë për ecurinë e luftës me Iranin
28/02 19:40
Top News – Clinton dëshmon për Epstein. ‘Nuk kisha dijeni për krimet e tij, s’kam gabuar’
28/02 18:45
Top Channel/ Terror në Dubai! Shpërthime me raketa në Palm Jumeirah, Emiratet në gatishmëri
28/02 18:36
Top News – Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit. Rrezik për tregtinë globale të naftës dhe gazit
28/02 18:24
Top News-Udhëheqësi i Iranit në shënjestër, 7 raketa goditën zyrën e tij/ Mediat: Është vrarë
28/02 16:50
Top Channel/ Rrëzohet një avion me para në Bolivi, vdesin 20 persona. Banorët marrin paratë në tokë
28/02 15:21
Top Channel/ Nga BE e Kosova tek Marine Le Pen, mbështetet sulmi ndaj Iranit: Të fitojë populli!
28/02 15:12
Top Channel/ Rama: Me SHBA dhe Izraelin, reagimi për sulmin ndaj Iranit: Gardën iraniane…
28/02 14:58
Top Channel/ “Dorëzohuni ose vdisni”: SHBA sulmon Iranin, Trump: “Do rrëzojmë diktatorët islamikë”!
28/02 14:57
Top Channel/ Tre vite nga tragjedia hekurudhore! Grekët në protestë, nisin trazirat, 80 të arrestuar
28/02 14:45
Top News – Lufta me Iranin ngre më këmbë Europën. Macron kërkon negociata, Starmer mbledh qeverinë
28/02 14:40
Top News- A do futet në luftë BE? Vjen reagimi i parë: Situata në Iran është e rrezikshme
28/02 14:28
Top News – Eliminohet kreu i Gardës Revolucionare. Sulmet në Iran shënjestrojnë udhëheqësit e lartë
28/02 14:05
Top News – Viktima nga shpërthimet e raketave. Mes të vrarëve edhe fëmijë, u godit një shkollë
28/02 14:04
Top News – ‘Irani kërcënim ekzistencial’. Netanyahu– Bashkë me Trump, do rrëzojmë tiraninë
28/02 13:43
Top News- Lufta ka nisur, Trump: Irani të dorëzojë armët, nuk tërhiqemi
28/02 13:41
Top Channel/ Tramvaji del nga shinat! Milano, një i vdekur dhe 20 të plagosur në qendër të qytetit
28/02 12:28
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin: “Arratiset” Khamenei, Teherani kundërpërgjigjet!
28/02 12:21
Top Channel/ Përse Trump e sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që bindën presidentin amerikan!
28/02 12:19
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Netanyahu: “Kërcënim ekzistencial ndaj nesh”, “Do i këpusim kokën”!
28/02 12:09
DIGITALB DIGITALB