Top News/ Rusia ‘sulmon’ Kosovën / Faqet e presidencës dhe qeverisë goditen nga hakerat
08/05/2024 11:41

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thanë, se hakerat rusë kanë sulmuar faqet e institucioneve qendrore të Kosovës, të cilat gjatë ditës së martë nuk kanë qenë në funksion. Objektiv i sulmeve ishte faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës dhe Kryeministrisë, të cilat më pas janë rikthyer në funksion. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, shkroi në platformën X, se "Rusia është duke kryer sulm kibernetik kundër Kosovës pas njoftimit tonë për ta mbështetur Ukrainën me pajisje ushtarake"."Ukraina po mbrohet arsyeshëm kundër agresionit dhe gjenocidit rus dhe se ne e dimë prej gjenocidit të Serbisë kundër Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, shkroi Gërvalla, duke mos dhënë më shumë hollësi rreth sulmit kibernetik të hakerave rusë. Edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci, tha për mediat kosovare se "sulmi kibernetik rus ndodhi pas deklaratave, se "Kosova është e gatshme t'i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës”. "Ky grup i hakerave rusë ka zhvilluar sulm kibernetik kundër Kosovës si hakmarrje ndaj deklaratës time në mbështetje të Ukrainës”, tha Maqedonci pas një konference të mbrojtjes, "Defense 24", që zhvilloi punimet në Poloni. Në reagimin e hakerave rusë që u shfaq në faqet e institucioneve të Kosovës përmendet pikërisht fjalimi i ministrit Ejup Maqedonci në mbështetje të Ukrainës. "Kosova është e gatshme t'i bashkojë përpjekjet kolektive për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Ata duhet të mendojnë më shumë për këtë...”, shkruhej në rusisht nga hakerat duke përmendur deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci. Sulmet e fundit kibernetike ndaj institucioneve të Kosovës ndodhën në shtator të vitit të 2022, të cilat sipas qeverisë së Kosovës, origjinën e kishin jashtë vendit, duke mos dhënë hollësi të tjera. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për këtë sulm kibernetik kishte thënë se "aleatët e Rusisë përmes dezinformimit dhe sjelljeve të tjera dashakeqe në fushën kibernetike, po ndikojnë në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48