Teksa Ukraina shënon njëvjetorin e luftës, forcat ruse kanë vazhduar sulmet në lindje të vendit. Presidenti Putin ka bërë të qartë se do të vazhdojë te që ai e quan “operacion ushtarak”, duke perforcuar me shume ushtrinë e tij . Rusia bombardoi rajonin lindor të Kharkiv, rajonin e Luhansk dhe Donetsk, zonat ku forcat ruse kanë përqendruar ofensivën e tyre. Ndërkohë, Alarmet për sulme ajrore nuk u dëgjuan në kryeqytetin Kiev. Qeveria rekomandoi që shkollat të zhvendosin mësimin në internet dhe punonjësve të zyrave iu kërkua të punojnë nga shtëpia.